Ministri për Punë të Jashtëm, Nikola Dimitrov u takua sot me nënkryetarin e Asamblesë Kombëtare të 14-të, Wong Chu Luu, në delegacionin e së cilit ishin deputetë dhe përfaqësues të rajoneve në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç theksojnë nga MPJ, Dimitrov theksoi rëndësinë dhe vëmendjen nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë në marrëdhëniet me vendet e Azisë, duke përfshirë këtu edhe Vietnamin.
Nënkryetari i Kuvendit të 14-të Kombëtar, Wong Chu Luu, shprehu kënaqësinë e miqësisë tradicionale mes dy vendeve dhe theksoi se qëllimi i vizitës është që edhe më tutje t’i thellojmë marrëdhëniet në mes dy vendeve. /Telegrafi/