Është e natyrshme të investohet rreth besimit me qeverinë e re greke dhe duhet të punojmë që t`i bindim se Marrëveshja e Prespës është një mundësi e madhe, e jo ngarkesë – ka deklaruar ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov në margjinat e Konferencës së ‘Ekonomist” në Athinë. Ai ka theksuar se në procesin e negociatave me Greqinë janë zhvilluar shprehi që të mendohet për interesat e palës tjetër, duke shtuar se, për këtë shkak, edhe mesazhet e reja në Athinë janë se “lajmi i mirë për Greqinë është lajm i mirë edhe për Maqedoninë e Veriut”.
Mendoj se nëse arrijmë ta krijojmë këtë besim dhe me qeverinë e re në Athinë do të ketë interes që të shkojmë përpara në negociatat aderuese me BE-në. Së pari për shkak se do të ishte shumë mirë për ne, dhe sipas logjikës së njëjtë do të jetë mirë edhe për Greqinë, kurse së dyti implementimi i Marrëveshjes së Prespës është i ndërlidhur me kapitujt aderues të dokumenteve ekzistuese – ka deklaruar Dimitrov. Në Konferencën e sotme, Dimitrov dhe kolegu i tij nga Qiproja Hristodulides janë dakorduar që më 29 gusht në Helsinki të nënshkruhet marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.