Në kuadër të vizitës së tij të punës në Bruksel, ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov u takua sot me zëvendës-sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Rose Gothomoler, njofton MPJ. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin aktual mes Maqedonisë dhe NATO-s, si dhe përgatitjet e ndërmarra nga Maqedonia në kuadër të procesit të anëtarësimit për anëtarësim në Aleancë.
Ministri Dimitrov shpjegoi kontekstin dhe atmosferën aktuale në vend, si dhe rrjedhën e përgatitjeve përpara referendumit, si dhe punën paralele konkrete në zbatimin e reformave.
“Faleminderit për ftesën për negociata të pranimit për Republikën e Maqedonisë në samitin në korrik. Ne jemi të vendosur të ecim përgjatë rrugës për anëtarësimin që kemi filluar 25 vjet më parë. Ne do të përfundojmë këtë mision historik të papërfunduar në interes të stabilitetit dhe prosperitetit të Republikës së Maqedonisë, stabilitetit të Ballkanit dhe stabilitetit të Evropës”, tha ministri Dimitrov.
Gjatë takimit, drejtuesja e NATO-s shprehu gatishmërinë për një mbështetje gjithëpërfshirëse për përpjekjet e Maqedonisë për t’u bashkuar me Aleancën.

