Propozimi i presidencës franceze na shpie më larg, e jo më afër anëtarësimit në BE, konsideron ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
“Çështja kyçe është se nëse përmes një dokumenti të tillë jemi më afër qëllimit – anëtarësimit në BE. Për mua, nuk ka kurrfarë dilemash. Me një kornizë zë tillë, BE-ja është më larg se sot, kur ende nuk kemi filluar bisedime, tha Dimitrovi në një deklaratë për Dojçe Vele, pas publikimit të propozimit francez për tejkalimin e kontestit bullgar-maqedonas dhe hapjen e bisedimeve me BE-në.
Ai sqaron se propozime për zgjedhjen e problemit ndërmjet dy palëve gjithnjë së pari vijnë nga palët e prekura, por, fakti, siç tha, që një propozim i tillë “aspak nuk ka qenë në tavolinë është debakël për diplomacinë maqedonase”.
“Përfshirja e kërkesave bullgare në procesin e bisedimeve, edhe atë në pjesën më të rëndësishme – kapitullin Fondamente, na e vendos fatin plotësisht në duart e Sofjes. Nëse ajo nuk është e kënaqur nga çka do qoftë (jo vetëm përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë) do të qëndrojmë në vend ose do të na kthejnë prapa”, tha Dimitrovi.
Nuk e di, bën të ditur, çka është më e tmerrshme, tu besoj tanëve se nuk e kanë propozimin ose të mos u besoj. “Nëse nuk janë në rrjedha me propozim i cili ka të bëjë me hallet maqedonase me Bullgarinë, atëherë kjo nënkupton se nuk e kanë bërë punën për çështjen më të rëndësishme për kombin. Nëse e kanë, ndërsa thonë se nuk e kanë, luajnë me besimin e publikut”, tha ish-shefi i Diplomacisë.