13 June
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov nesër në Athinë do të takohet me shefin e diplomacisë greke, Nikos Koxias.
Nga MPJ greke ende nuk ka asnjë kumtesë zyrtare për detajet e takimit, dhe as cilat do të jenë temat, për të cilat do të bisedohet.
Para vizitës në Athinë, Dimitrov në një intervistë për “Fajnenshëll Tajms” deklaroi se “Maqedonia është duke e shqyrtuar mundësinë për përdorimin e referencës së përkohshme për anëtarësim në NATO”.
“Do ta pyesim Greqinë se çfarë lloji të fqinjit dëshiron. Nëse dëshiron shtet stabil, miqësor i cili ofron shpresë, demokraci dhe drejtësi? Nëse ne jemi fqinj i mirë i Greqisë, ndoshta forcat politike greke do ta kuptojnë se po na ofrohet mundësia historike”, deklaroi Dimitrov në intervistë.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë dje ishte pjesë e delegacionit të lartë qeveritar, të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, i cili ishte për vizitë në Bruksel ku u takua me njerëzit e parë të BE-së dhe NATO-s. Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministrin Zaev shfaqi shpresë se me referencën e përkohshme vendi ynë do ta pranojë ftesën për anëtarësim në Aleancë.