Nikolla Dimitrov, Ministri i Punëve të Jashtme nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Strasbourg. Dimitrov do të realizojë takime me shefat e grupeve të deputetëve, mes të cilëve me kryetarin e ALDE-së, Hans Van Balen, kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme, David McAlister, si dhe bashkëpartiakun e tij, Andrej Kovaçev.
“Në fokus të bisedave do të jenë edhe fazat e mëtejshme nga procesi eurointegrues i Maqedonisë, pas përfundimeve të Këshillit Evropian javën e kaluar”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

