“Greqia ka gatishmëri të ndihmojë dhe përkrah integritetin territorial të Maqedonisë. Ne jemi kundër çfarëdo lloj sanksioneve dhe ndarjeve mes dy vendeve tona”, tha në konferencë për shtyp shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias.
Me takimin e sotshëm nuk do të zgjedhim problemin e emrit por është e rëndësishme të krijojmë klimë pozitive për në të ardhmen. Nuk është i mjaftueshëm vetëm qëllimi i mirë por na pret një sfide dhe punë e dyanshme.
“Tani Maqedonia do që të jetë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare, ne atë do ta përkrahim me kush që të zgjidhet problemi me emrin”, tha Koxias.
Koxias tha se për të hyrë në NATO dhe BE nuk pranojnë mundësinë FYROM, por duhet marrëveshje e re në OKB për emër të ri, i cili do të shtrohet në Bruksel.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, tha se takimi sot në Athinë është fillim i mirë dhe se Maqedonisë ka nevojë për mbështetjen e Greqisë.
Dimitrovi ka thënë se qëllimi i tij është të marri mbështetjen e qeverise greke dhe opinionit publik që Maqedonia të eci drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
“Besoj se mundemi të gjithë të ndertojmë besimin për Ballkanin. Në rajon ose përparojmë ose ngelemi prapa bashkë. Ky është një fillim i mirë”, tha Dimitrov./Almakos