Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO e përforcon sigurinë dhe stabilitetin e saj, na bën më të parashikueshëm dhe sjell shumë investime, ndërsa ai stabilitet dhe postulatet themelore të demorkacisë, mediumet e lira, institucionet funksionale na bëjnë shumë më të përgatitur për rrugën evropiane.
Këto janë përfitimet kyçe nga anëtarësimi në Aleancë, për të cilat foli në debatin e sotëm me temë “Debatojmë për NATO” në organizim të Info Qendrës për Integrime Euroatlantike, me mbështetje të MPJ-së dhe Ambasadës së Holandës.
“Anëtarësimi do të thotë se Maqedonia e jonë është këtu të mbetet në këta kufij. E përforcon stabilitetin, sigurinë dhe parashikueshmërinë dhe prandaj sjell, mes të tjerash, investime të huaja”, potencoi Dimitrov, duke shtuar se me anëtarësimin në NATO do të kemi një sferë në të cilën do të jemi më të trajnuar dhe të ekipuar dhe ky do të jetë kontributi ynë thelbësor ndaj Aleancës.
Në kundër-tezën për debatin, nga kush frikësohet Maqedonia, e rrethuar nga vende anëtare të NATO-s, Dimitrov theksoi se ka porosi psikologjike lidhur me të gjithë qytetarët këtu dhe lidhur me të gjithë fqinjët tanë që është e rëndësishme “e tejkalojmë linjën nga e cila nuk ka kthim prapa”.
Përkujtoi se Maqedonia është veterane në rrugën drejt NATO-s me 18 plane të aksionit për anëtarësim, ndërsa prej vitit 2002 jemi në Afganistan. Këtë vit, informoi, për 20 për qind e rritëm kontributin.
“E ndajmë atë vite të tëra, ndërkaq nuk i ndajmë benificionet”, tha Dimitrov.
Në pyetjen nëse ka mënyrë tjetër për anëtarësim në NATO, Dimitrov potencoi se gjatë kohë na është dashur ta gjejmë rrugën, u përpoqëm me argumente juridike, fituam kontest, por aktvendimi juridik nuk e ndryshoi realitetin politik.
“Tentuam me debat dhe kjo nuk na ndihmoi shumë, përkundrazi. Praktikisht të ulemi në tryezë të njëjtë me anëtaret e NATO-s mes të cilave edhe Greqinë, duhet të na duan, ndërkaq për atë duhet të jemi miq dhe të gjejmë mirëkuptim. Atë e bëmë në një proces të vështirë, duke e mbrojtur atë që është më e rëndësishme për ne, duke bërë kompromis për atë që ishte më me rëndësi për Athinën. Theksi ishte në dy pika të ndryshme dhe kjo është baza e kësaj marrëveshje. Për ne ishte më me rëndësi identiteti dhe prandaj në marrëveshje ka formulim të qartë për gjuhën maqedonase dhe formulim të qartë për popullin maqedonas me atributet e veta. Për ta ishte me rëndësi distinkcioni të jetë më i qartë nga ajo që është gjeografike dhe ajo të jetë për përdorim të përgjithshëm. Ky është thelbi i kësaj marrëveshje”, sqaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë.
Sipas tij, anëtarësimi i Maqedonisë mund të ndodhë nga fundi i vitit të ardhshëm, ndërsa mund të jetë edhe në fillim të vitit 2020.
“Shpresoj se më 30 shtator, pas këtij të parit nga ish-zëvendëskryeministri Todorov do të ketë më shumë zëra nga opozita posaçërisht që prej vitit 2005 në programet e veta të partive opozitare qëndron se janë për referendum, ndërsa në programin e fundit nuk përmendet as censusi, por përmendet shumica e qytetarëve që do të dalin. Populli flet përmes votimit, referendumi është vullneti i popullit dhe nuk mund të mbyllen sytë dhe të iket. Politikanët nuk guxojnë ta fusin kokën në rërë. Nuk ka kthim nga momentet historike kyçe”, tha mes të tjerash në debatin e sotëm ministri Nikolla Dimitrov.
Ai përmendi se nëse për diçka dakordohemi, ajo është se e ardhmja e Maqedonisë është në NATO dhe në BE. Nuk ka parti politike që nga pavarësia në vitin 1991 e deri më sot, e cila, nënvizoi, nuk i ka këto dy qëllime strategjike në programin e vet. Theksoi se mbështetja nga qytetarët ka lëvizur prej 60 deri 80 për qind.
“Në muajt e fundit mbështetja po rritet sepse anëtarësimi është më i prekshëm me tejkalimin e dallimit për emrin me miqtë tanë nga Athina”, tha Dimitrov.