14 Nëntor 2018 / 18:08
Ministi i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov është prononcuar në lidhje me ikjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari, ku edhe ka kërkuar azil. Dimitrov deklaroi se Gruevski nuk mundë ti ikë drejtësisë. Sipas tij nuk ka kuptim që një i dënuar nga një vend që është kandidat për anëtarësim në BE, shpëtimin ta kërkon në një vend anëtarë të Bashkimit Evropian.
Të gjithë ne këtu, por edhe në Evropë i kemi dëgjuar bisedat telefonike që ishin publikuar në vitin 2015, të cilat tregojnë për keqpërdorime të pozitës, mashtrime zgjedhore dhe korrupsion. Mendimet se një udhëheqës autoritar i cili ka lënë pas tij një trashëgimi të tillë, kurse tani është i dënuar nga një vend kandidat për anëtarësim në BE ndërsa kërkon shpëtim nga dora e drejtësia së një vendi i cili është anëtarë i Bashkimit Evropian, nuk mundet assesi të përpihet”- ka shkruar, Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme.
ALSAT
Loading…


