Kjo javë do të shënojë fillimin e negociatave më serioze për emrin. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitrov dhe ai i Greqisë Nikos Kocias takohen sonte në Vjenë, kurse gjatë ditës së martë, siç njoftojnë nga dikasteri i Jashtëm, së bashku do të takojnë ndërmjetësin e OKB-së për emrin Metju Nimic.
Ditë më parë kishte zëra se dy shefat e diplomacisë mund të takohen edhe në Sofje më 15 dhe 16 shkurt në kuadër të takimit joformal me homologët e vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve aspirante. Mediat greke gjithashtu shkruajnë për një takim të mundshëm në nivel kryeministrash.
E përditshmja greke, Ekathimerini shkruan se me këto takime do të fillojnë negociatat e vërteta “operative”. Ndërsa draft-propozimi që do të përpilohet nga pala greke, do të jetë baza e diskutimeve për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçare. Sipas mediave greke, Gorna Makedonija, si emër i papërkthyeshëm është më favoriti nga propozimet e mundshme, megjithëse palët akoma nuk kanë negociuar për identitetin dhe gjuhën.