Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov në fjalimin para kolegëve të tij në Sunio u përqendrua në titullin e konferencës “E ardhmja e Evropës” duke thënë se për vendet kandidate për anëtarësim në BE nga Ballkani, “ardhmëria” dhe “Evropa” janë dy fjalë sinonime.
“Për ne në Ballkan, shtetet kandidate, vendet aspirante, e ardhmja e Evropës, dy fjalët nga titulli i sesionit janë pothuajse sinonime. Kur mendojmë në të ardhmen tonë mendojmë në Evropën, kur mendojmë në Evropën bëhet fjalë për të ardhmen tonë. Ne gjithashtu ndjejmë dhe njohim se tentojmë të gjejmë qëllim të lëvizshëm”, tha Dimitrov në fjalimin hyrës.
Në konferencën për të ardhmen e Evropës në Sunio, përveç Maqedonisë dhe nikoqirit Greqisë, po marrin pjesë edhe ministra të Sllovenisë, Hungarisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Polonisë, Rumanisë, Bullgarisë. Kroacisë, Sllovenisë, Çekisë dhe Kosovës.
Në margjinat e konferencës, pritet që ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov të mbajë më shumë takime bilaterale.