Amendamentet kushtetuese nuk janë shkruar, as negociuar. Ato do t’i formulojë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me shumicë të madhe prej dy të tretave, me debat publik, me debat nëpër komisione. Ky është proces me afate të fuqishme të konfirmuara në Rregulloren e Kuvendit, tha shefi i Diplomacisë, Nikolla Dimitrov në konferencën për shtyp në Qeveri për sqarim të të gjitha aspekteve nga Marrëveshja me Greqinë.
Ai i sqaroi objektivat e katër amendamenteve kushtetuese.
“I pari ka të bëjë me përcaktimin gjeografik verior ndaj emrit Maqedoni. I dyti ka të bëjë me atë që mos t’i prekim kufijtë, hap ende më i madh se mospasja e pretendimeve territoriale që është pjesë e marrëveshjes. As Greqia nuk ka pretendime territoriale as ne ndaj tyre. Kujdesi për pjesëtarët e pakicës maqedonase në vendet fqinje do të zgjerohet në kujdes për të drejtat e tërë diasporës së RM-së në tërë botën. Dhe përfundimisht në pjesën e preambulës nuk do të preket asgjë në pjesën e treguesit juridik-ligjor, i cili fillon nga Kryengritja e Ilindenit përmes KAÇKM-së deri te referendumi për pavarësi në vitin 1991, por do t’i konkretizojë, individualisht do t’i përmend vendimet konstituive të KAÇKM-së. Ato janë objektivat. Formulimet nuk ekzistojnë as nuk negiciohen, sepse kjo është puna jonë, e Kuvendit”, tha Dimitrov.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me amendamentet, ai edhe njëherë nënvizoi se kjo është punë dhe detyrë e Kuvendit, e cila e hap procesin me minimum 80 deputetë, ndërsa teksti votohet me shumicë më të vogël.
I pyetur nëse mund të sigurohet shumicë për amendamentet kushtetuese dhe kur ai proces duhet të përfundojë, shefi i diplomacisë tha se kjo varet nga qytetarët.
“Të gjithë thonë çelësi është te qytetarët. Ne jemi kështu në korridor me vite. Për NATO jemi që nga viti 2008, edhe pse në atë rrugë shkojmë nga viti 1993, tashmë 25 vite. Jemi kandidat për anëtarësim në BE nga viti 2005. Ja derën, ja çelësin. Më 30 shtator prej sot gjashtë ditë të gjithë së bashku duhet të vendosim, jo si parti, jo si Qeveri, jo si opozitë, të gjithë së bashku qytetarët, populli i Maqedonisë, pjesë të popujve tjerë që jetojnë me ne – do ta përdorim atë çelës ose jo. Sa më shumë njerëz që thonë po, duam të shkojmë përpara, duam të inkuadrohemi në NATO, kjo do të na sjellë stabilitet, do ta vërtetojë shtetësinë tonë, do të krijojë kushte më të mira për Maqedoni të suksesshme, aq më i lehtë do të jetë procesi politik në Kuvend, ku duhet të formohet shumicë prej 80 deputetëve”, tha Dimitrov.
Shtoi se pushteti punon që ky proces me shumicë të tillë për katër amendamente kushtetuese, të përfundojë në fund të këtij viti kalendarik, përfundimisht me fundin e dhjetorit.
Duke e sqaruar çështjen në lidhje me konceptin identifikues të nenit 7, Dimitrov tha se ai përmban dallime në lidhje me përkatësinë dhe trashëgiminë kulturore gjatë përdorimit të termit Maqedonia.
“Kur një grek në Selanik apo Athinë do të thotë mirëpo edhe ne jemi maqedonas, mendojnë në një koncept tjetër. Këtë e thotë neni 7. Kur do të themi ne “unë jam maqedonas” mendojmë në narrativin tonë shtetëror-juridik dhe historik. Ky është narrativ që shtrihet në dy shtylla dhe i cili është rezultat i një procesi të plotë historik. Vitet kyçe në proceset tona janë 1903, 1944 dhe 1991. Kuptohet se ky është proces që ka filluar shumë më herët. Askush nuk mundet neve në shekullin 21 të na kontestojë juridikisht në vet përcaktim apo në vet identifikim”, tha ministri Dimitrov.
Ai theksoi edhe se në marrëveshje nuk ka asnjëherë mbiemër verimaqedonase, verimaqedonas, por ka vetëm maqedonas.
“Dallimi mes Maqedonisë sonë dhe të atyre është me përcaktim gjeografik verior. Ky përcaktim gjeografik nuk mundet neve të na të ndërrojë se kush jemi. Këtë e thotë neni 7. Do të ketë punë sepse marrëveshja është tekst. Do të duhet të reagohet, do të ketë gabime sikur që pasur edhe deri më tani. Është fakt se me këtë ne rritemi, rrite edhe Greqia”, tha ministri i Punëve të Jashtme.
Dimitrov mes tjerash sqaroi në lidhje me referendumin se nuk është bërë kush në marrëveshje. Në të përmendet referendumi, ndërsa ai është thotë, angazhim politik dhe premtim edhe i LSDM-së, ndërsa program zgjedhor edhe i VMRO-DPMNE-së nga viti 2005.
“Në programin e fundit të VMRO-DPMNE-së me të cilën dolën në zgjedhjet në vitin 2016, nuk ka census. Atje thuhet nëse ka marrëveshje në tryezë do t’i pyesim qytetarët dhe nëse shumica thonë “po” do ta konfirmojmë këtë marrëveshje. Në programin e opozitës 27 vite nuk kemi marrëveshje. Për herë të patë kemi në tryezë, e mbrojmë atë që është më me rëndësi – kush jemi. Ata nga viti 2005 thonë referendum, erdhëm deri te kjo ditë. Referendumi është për gjashtë ditë dhe shikoni situatën që jemi. Është koha që të bashkohemi për këtë çështje”, theksoi Dimitrov.
Sipas tij, legjitimimi i referendumit do të jetë shumicë e madhe, ndërsa këtu, thotë, indikatorë do të jenë shumicat nga prononcimet e kaluara të qytetarëve në zgjedhjet e kaluara parlamentare, por tha, nuk mund të thuhet shifër konkrete.