Rebalanci i Buxhetit duhet të jetë në seancë qeveritare, me siguri të enjten, tha sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrioska Koçoska.
Siç deklaroi për mediat, projeksionet kyçe, BPV-ja dhe inflacioni, mbeten të njëjta.
“Në përgjithësi, mbetemi në të njëjtat shifra që i kishim nga aspekti i bruto prodhimit vendor dhe inflacionit”, tha Dimitrioska Koçoska, pas prezantimit të Marrëveshjes për financimin e aktiviteteve të përbashkëta, të organizuar nga Ministria e Financave (MF) dhe Zyra e OKB-së në Shkup.
Lidhur me rritjen e çmimit të derivateve të naftës, Ministrja theksoi se Qeveria do të monitorojë situatën dhe për momentin çmimet nuk janë shumë të larta.
“Çmimet e derivateve të naftës janë produkt i bursës mbi të cilin nuk kemi absolutisht asnjë ndikim”, tha sot Dimitrioska Kocoska.