Futbollistët maqedonas tashmë kanë treguar se në sport nuk ka gjëra të pamundura dhe kanë ardhur vetëm në një ndeshje për të realizuar ëndrrën e tyre të fëmijërisë. Ata kanë mundësinë të mbahen mend si heronj kombëtarë, nëse e vendosin Maqedoninë në Botërorin e Katarit, por për këtë duhet të mundin Portugalinë, sonte në orën 20:45, në Porto.
Nga Video Lottery Casinos Austria, si partner i tyre, jemi të bindur se çdo epilog është i mundshëm nëse besohet fuqimisht dhe se kombëtarja e Maqedonisë do të bëjë më të mirën dhe do t’i kalojë kufijtë e vet, nuk kemi dilema. Formula e suksesit është disiplina dhe përmbushja e planit të caktuar të lojës. Me këtë pajtohet edhe portieri ynë, Stole Dimitrievski.
“Është detyra jonë të dalim në Dragao dhe të japim më të mirën tonë. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Kjo ndeshje është ajo që ne kemi kërkuar gjithë jetën. E merituam dhe do të luftojmë për të realizuar ëndrrën tonë. E jona dhe e gjithë Maqedonisë”, ka thënë portieri, për të cilin kjo do të jetë ndeshja e 54-të në fanellën kuqe-verdhe.
Ai do të jetë në joshje të madhe, duke u përballur me sulmet e një prej futbollistëve më të mirë në historinë e kësaj loje, Cristiano Ronaldo, por edhe të kolegëve të tij të jashtëzakonshëm të kombëtares si Bruno Fernandez, Diogo Lotta, Joao Felix…
“Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Portugalia është një nga kombëtaret më të forta në botë. Kanë një cilësi individuale të pabesueshme, janë të mbuluar në të gjitha pozicionet dhe sigurisht që hyjnë si favoritë. Ne duhet të përmbushim atë që kërkon trajneri nga ne. Të gjithë e dinë detyrën e tyre dhe ne duhet të jemi maksimalisht të fokusuar. “Ne besojmë në veten tonë dhe do të dalim me dëshirë dhe motiv për të shkruar historinë e futbollit maqedonas”, shtoi Dimitrievski.
Portugezët luajnë për paraqitjen e tetë në Botëror, Maqedonia për të parin historik. Video lotaria Casinos Austria, që kur u bë partnere e kombëtares së Maqedonisë vitin e kaluar, e kuptoi se është një ekip i denjë për të realizuar ëndrrat e tyre dhe prandaj beson se është e mundur sonte.
#LuajPërArgëtim #LuajMe Përgjegjësi