Kryetari i partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka reaguar për idenë e VLEN-it për formimin e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në Maqedoninë e Veriut.
Dimitrievski shkruan se shkenca nuk duhet të politizohet e as të etnizohet.
“Në Maqedoni ekziston ASHAM, si një Akademi e vetme që është e të gjithëve dhe nuk lejohet asnjë paralelizëm. Partnerët në qeveri nga VLEN duhet të drejtohen nga rritja ekonomike dhe zhvillimi i shtetit, për jetë më e mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe përkushtim thelbësor për të shtypur krimin dhe korrupsionin, përfshirë korrupsionin politik”, shkroi Maksim Dimitrievski – ZNAM.
Data 23.09.2026
Aktuale
- Kryeministri hungarez propozon heqjen e imunitetit të deputetëve në rastet e ndjekjes penale
- GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë procedim penal dhe të kryejë hetime mbi pretendimet e banorëve të Rrjollit
- (VIDEO) Shasivari: Në tetor do të mbahet takim konsultativ dhe informues për provimin e jurisprudencës
- (VIDEO) Rasti “Llotaria shtetërore”, prokuroria prezantoi 231 prova, mbrojtja: aktakuza është kontradiktore
- Popullsia e Kinës me arsim të lartë arrin në 270 milionë
- ‘Hallakatet’ Enca, e qet në ‘fushë’ gjoksin gjigant!
- Protesta për drejtësi: Shqiptarët në New York kundërshtojnë dënimin e ish-krerëve të UÇK-së
- Ofertë e re për Bondsteel: Kurti diskuton me Latimer për bazën ushtarake në Kosovë



