Kryeministri aktual i Maqedonisë, Emil Dimitriev, mbrëmë në televizionin Sitell, ka kritikuar PSP-në, duke thënë se ky institucion është kthyer në një shërbetor fanatik të opozitës, i cili po vepron kundër të gjithëve që nuk mendojnë në atë mënyrë, trasmeton Gazeta Express.
Ai po ashtu ka thënë se PSP si institucion vetë e ka kontestuar kredibilitetin e vet, pasi që është bërë mjet për larjen e hesapeve mes partive politike.
Dimitriev, gjithashtu ka shtuar se PSP ka vendosur standard të dyfishtë sa i përket pagës së lartë.