Konsideroj se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të hyjnë së bashku në Bashkimin Evropian, e askush nuk duhet të shkojë më përpara se tjetri, deklaroi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila foli sot gjatë vizitës së saj të punës në Bruksel në panelin “Zgjerimi i Evropës: Me çfarë çmimi dhe me çfarë strukture?” në kuadër të Konferencës “Zërat, Zgjedhjet dhe lidershipi: Pikë kthese për Evropën?” në organizim të think-tenkut “Miqtë e Evropës”.
Ajo vuri në dukje se në panel u shprehën mendime të ndryshme nga folësit, me disa që mbronin zgjerimin gradual të BE-së dhe madje deklaruan se ishte e rëndësishme që pranimi i anëtarëve të rinj të bëhej në bazë të sistemit të meritës.
“Dikur ishim liderë në rajon në drejtim të përmbushjes së detyrimeve tona dhe sot kemi problem, problemin me Bullgarinë, dhe si rezultat i atij problemi, unë shtrova pyetjen se si do ta llogaritnim ose si do ta matnim atë sipas sistemit të meritës. Prandaj, kjo është diçka që duhet të diskutohet më tej, por pranimi duhet të jetë i përbashkët i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht pasi, sërish do të them, kjo është çështje që nuk mund ta masim dhe të themi nëse Maqedonia ka bërë ose nuk ka bërë gjithçka që duhet” shtoi Dimitrieska-Koçooska.
Ministrja gjithashtu vuri në dukje se si vend që pret të fillojë negociatat me BE-në, po përmbushim detyrimet që na janë dhënë me dinamikë të përshpejtuar, veçanërisht në fushën e Planit për rritjen e Ballkanit Perëndimor.
“Në këtë pjesë, si Qeveri, ne kemi takime të vazhdueshme, koordinim së bashku me ministrin për Integrim Evropian, në mënyrë që të përmbushim të gjitha detyrimet tona sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të fillojmë negociatat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Dimitrieska-Koçoska.
Lidhur me Planin e rritjes për rajonin, ajo theksoi se Ministria e Financave ka përgatitur dokumentacionin e plotë të nevojshëm dhe marrëveshja jonë për Instrumentin e ritjes dhe reformës i është dërguar Komisionit Evropian, pas çka tani pritet përgjigje nëse është e pranueshëm në formë të tillë.
Dimitrieska-Koçoska theksoi se në kuadër të planit të rritjes, Maqedonia duhet të marrë mbi 50 milionë euro në formën e para-financimit, por se pagesa u vonua sepse Serbia kishte bërë pyetje shtesë në lidhje me marrëveshjen e saj.
“Të gjitha marrëveshjet duhet të shkojnë menjëherë, e Serbia ka çështje të caktuara. Ndoshta për shkak të kësaj ka pasur vonesë të vogël”, shtoi ministrja e Financave.
Lidhur me vlerësimin në Raportin e fundit të KE-së për progresin e vendit në rrugën evropiane, se është mesatarisht e përgatitur në fushën e shërbimeve financiare, si dhe për rekomandimet për të harmonizuar rregullimin e saj bankar me atë evropian dhe për të përshpejtuar zbatimin e legjislacionit për rregullimin e tregjeve të kapitalit, Dimitrieska-Koçoska, se këto janë kushte që duhet të zbatohen në periudhën e ardhshme.
“Si Qeveri kemi biseduar dhe diskutuar. Por, në mënyrë që Ministria e Financave të bëjë ndryshimet, ligjet e tjera duhet të ndryshohen paraprakisht, sepse ne tërheqim terminologji të caktuara nga atje. Si rezultat, ne po presim që së pari të bëhen këto ndryshime”, tha Dimitrieska-Koçoska.
Si shembull, ajo vuri në dukje Ligjin për bankat ku ata duhet të bëjnë ndryshime në pjesën e përcaktimit të aksioneve në mënyrë që ta harmonizojnë atë me legjislacionin e BE-së, ndërsa ne nuk kemi terminologjinë për holding në Ligjin për Shoqëritë Tregtare në këtë moment.
Pra, së pari duhet ta ndryshojmë, e më pas në Ministrinë e Financave duhet të bëjmë ndryshimet. Ne sigurisht po punojmë në pjesën për atë që duhet të ndryshohet, dhe ne jemi të gatshëm për sa i përket kompetencave tona”, thekson ajo.
Në lidhje me vërejtjen e KE-së se “kapaciteti i Ministrisë së Financave në rregullimin dhe mbikëqyrjen e shoqërive financiare nuk është i mjaftueshëm për të mbrojtur konsumatorët, Dimitrieska-Koçoska theksoi se në periudhën e kaluar është bërë ndryshim në Ligjin për shoqëritë financiare dhe si rezultat Ministria parashikohet të jetë rregullator dhe të bëjë revizione edhe të shoqërive financiare.
“Reagimi i tyre është pikërisht në atë pjesë, me të cilën jam plotësisht dakord, sepse ka shumë pak njerëz në institucion dhe ne tashmë po punojmë për të. Por, nuk mund të përgatisni gjithçka për katër muaj, sepse ne po përgatisim një ribalancim të buxhetit, një buxhet për vitin 2025 dhe harmonizime të tjera në axhendën e reformave”, shtoi ministrja e Financave.
Lidhur me rekomandimet e Raportit në fushën e dispozitave financiare dhe buxhetore, për zbatimin më efektiv të masave për të zvogëluar evazionin fiskal, mashtrimin dhe ekonominë informale, si dhe për të përmirësuar kontrollin e brendshëm në sektorin publik, Dimitrieska-Koçoska theksoi se në periudhën e kaluar Qeveria ka treguar se punon seriozisht për zbatimin e këtyre kërkesave.
“Është për të ardhur keq që BE kërkon që çdo qeveri përgjegjëse të marrë përsipër të gjitha këto detyrime dhe të bëjë punën e saj, e jo të presë që dikush tjetër t’i përkujtojë diçka që do të thotë rregullim i brendshëm ose përmbushje të detyrimeve. Si Ministri e Financave së bashku me DAP=in, punojmë seriozisht për vendosjen e faturës elektronike, e cila duhet të nënkuptonte luftë serioze me ekonominë gri. Në të njëjtën kohë, Drejtoria Doganore punon seriozisht edhe në fushën e kontrollit të hyrjes së mallrave në shtet. Kështu që, mund të them se në atë pjesë kemi përmirësim serioz në të gjithë performancën ose orientimin në përgatitjen e digjitalizimit të caktuar të softuerit dhe sistemeve në mënyrë që të zvogëlojmë evazioni fiskal”, tha Dimitrieska-Koçoska.
Sipas saj, në një periudhë shumë të shkurtër kohore, Ministria e Financave ka bërë shumë gjëra, duke theksuar, për shembull, se DAP është duke përfunduar edhe lëndë të caktuara të keqpërdorimit të fondeve shtetërore në drejtim të kthimit të TVSH-së.
“Dhe këtu pres që së shpejti të dalin procesverbalet si rezultat i të cilave do të veprojnë institucionet kompetente. Në këtë mënyrë tregojmë se kontrollojmë me shumë kujdes të gjitha pagesat nga Buxheti kur bëhet fjalë për kthimin e TVSH-së”, theksoi ministrja.
Nga ana tjetër, sa i përket shpenzimit të parave buxhetore, Dimitrieska-Koçoska rikujton se të gjithë mund të shikojnë buxhetin dhe ekzekutimin e tij.
“Nuk janë publikuar ende të dhënat për muajin tetor, por mund të them se në tetor kemi një suficit buxhetor”, tha Dimitrieska-Koçoska, duke shtuar se mund të thuhet se me të vërtetë është vendosur kontroll në fushën e shpenzimeve buxhetore.