LSDM me çdo kush po mundohet të përfitojë Lëvzijen Besa në qeverinë e ardhshme, për shkak se te partia e Zaevit ekzistojnë dyshime nëse qeveria e tyre mund të jetë stabile me subjekte të udhëhequr nga dy ish partner të Nikolla Gruevskit, respektivisht me BDI-në e Ali Ahmetit dhe Aleancën për Shqiptarët e udhëhequr nga Zijadin Sela.
“Sela ishte funksionar në qeverinë e Gruevskit në periudhën 2006-2008 si kuadër i PDSH-së, kur gjithë shqiptarët ishin kundër kësaj qeverie. Ahmeti ishte partner me Gruevskin kur ndodhi rasti i Kumanovës edhe pse gjithë shqiptarët kërkonin që ai të lëshojë koalicionin me Gruevskin. Shihet qartë se edhe Sela edhe Ahmeti kanë lidhje të thella me VMRO-në dhe Gruevskin, që nuk burojnë nga vullneti i shqiptarëve. Përmes tyre Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja mund ta shantazhojnë qeverisjen tonë. Për të neutralizuar këto shantazhime jemi të interesuar që edhe Lëvizja Besa të jetë në qeveri, si subjekt i vetëm që nuk ka qenë në koalicion me VMRO-në”, kanë thënë burime partiake. /tetova1/