Analisti Artan Dika, ka reaguar përmes një postimi në Facebook rreth lajmit ku thuhej se kryetari I BFI kishte marrë mirënjohje nga presidenti I SHBA-ve Donalt Trump. Sipas tij Për këtë ekzistojnë dy mundësi: që mirënjohja të jetë e falsifikuar, ndërsa mundësia tjetër është që mirënjohja të jetë marrë përmes lobimit të paguar shtrenjt, korruptimit të individëve të përfshirë dhe mashtrimit. Sipas tij te faqja zyrtare për dekorata dhe mirënjohje përmenden edhe kushtet. Tek kushtet e nevojshme për marrjen e këtyrë dekoratave dhe mirënjohjeve përcaktohet se ato jepen vetëm për shtetas amerikanë apo banorë me banim të përhershëm të ligjshëm në SHBA. Ai reagimin e tij e përmbyll me informacionin se në këtë faqe është edhe mundësia për raportimin e mashtrimit dhe një rast i tillë mund të shpërthejë një skandal të vërtetë jo vetëm në Maqedoni por edhe në SHBA.
Reagimi i plotë:
“I nxitur nga njoftimet se gjoja Presidenti i SHBA-ve i ka ndarë mirënjohje për arritje jetësore Kryetarit të BFI-së vendosa të bëj një kërkim personal në internet për rastin në fjalë. Fatkeqësisht, gjetjet nuk i mbështesin aspak pretendimet e Kryetarit të BFI-së.
E vërteta mbetet të faktohet por ekzistojnë dy mundësi. Një mundësi është që mirënjohja të jetë e falsifikuar, ndërsa mundësia tjetër është që mirënjohja të jetë marrë përmes lobimit të paguar shtrenjt, korruptimit të individëve të përfshirë dhe mashtrimit. Kjo kuptohet qartë nëse lexohen kushtet që duhen përmbushur për të marrë një mirënjohje të tillë, e që Kryetari i BFI-së nuk e plotëson pothuajse asnjë prej tyre.
Faqja zyrtare për dekoratat dhe mirënjohjet në fjalë është https://www.presidentialserviceaëards.gov/ . Mes të tjerave aty është edhe Mirënjohja për arritje jetësore. Tek kushtet e nevojshme për marrjen e këtyrë dekoratave dhe mirënjohjeve përcaktohet se ato jepen vetëm për shtetas amerikanë apo banorë me banim të përhershëm të ligjshëm në SHBA. Dekoratat dhe mirënjohjet jepet vetëm për punë vullnetare. Mirënjohja e Presidentit për arritjet jetësore jepet për individët të cilët kanë bërë 4.000 orë ose më shumë punë vullnetare në jetën e tyre. Mirënjohjet jepen nga Organizatat e miratuara për çertifikim, ndërsa shërbimi duhet të jetë kryer me një organizatë të miratuar për çertifikim, e cila është themeluar në mënyrë të ligjshme në Shtetet e Bashkuara, Komonuelthin e Porto Rikos ose një nga territoret e SHBA-ve.
Deri më tani nuk është bërë asnjëherë e ditur se Kryetari i BFI-së është shtetas i SHBA-ve apo banor permanent i saj, ai nuk njihet fare për punë vullnetare, aq më pak jo për 4.000 orë punë vullnetare. Mundësia e manipulimit dhe blerjes përmes shumave të majme të parave nga organizatat që i aprovojnë rastet e tilla (që janë mbi 7.000) mbetet. Kjo është një vrimë e mundshme manipulimi në këtë rrjet të ndarjes së dekoratave. Aq më e sigurtë bëhet kjo nëse kihet parasysh se ndërmjetësuese në këtë rast është një organizatë e njohur mashtruese nga Shqipëria. Në këtë rast BFI duhet të bëjë publike se cila është shuma e parave e paguar nga arka e saj për këtë “mirënjohje”.
Faqja elektronike në fjalë https://www.presidentialserviceaëards.gov/ e ka edhe opsionin “report fraud” pra raporto mashtrimin dhe një rast i tillë mund të shpërthejë një skandal të vërtetë jo vetëm në Maqedoni por edhe në SHBA.”/Almakos.com/
Data 02.03.2025
Aktuale
- Anëtari i TBA-së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit: I tronditur nga vdekja e parakoshme te shokut tim Mentor Palokaj
- Publikohet fotografia e G Banit me ish-të dashurën, ka një ngjashmëri me Danjën
- Honor i Kinës investon 10 miliardë dollarë për revolucionin e pajisjeve të inteligjencës artificiale
- Barcelona ia tregon derën, Ansu Fati lojtari i parë që do të largohet në verë
- E dyshuar për spiunazh para gjykatës: Arrestimi që tronditi Mitrovicën
- Temperaturat deri në 21 gradë celsius, parashikimi i motit për javën e ardhshme
- Njësoj si Luizi! Gjesti firmos kontratë me Top Channel, zbulohen detajet
- Pse hurmat janë të domosdoshme për shëndetin gjatë Ramazanit