Mediat lokale raportojnë se një shtëpi në Saraj të Shkupit është përfshirë nga flakët, si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Sipas informacioneve të para nuk ka rrezik për anëtarët e familjes pronarë të shtëpisë, ndërsa zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pjesa e Sarajit u përfshi nga reshje të mëdha të shiut, të shoqëruara me erë dhe vetëtima. /SHENJA/