Një barakë prej 70 metra katrorë në rrugën “Sreçko Puzhallka” numër 65 në lagjen Çento është djegur mbrëmë. Të lënduar nuk ka, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në vlerë prej 200.000 denarësh.
Siç informoi Njësia territoriale e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, zjarri ka shpërthyer gjysmë ore pas mesnatës, ndërsa deri në orën dy është vënë nën kontroll.
Është intervenuar me pesë automjete dhe 13 zjarrfikës.