Një automjet terreni me targa nga Kumanova mbrëmë është djegur
në pompën e benzinës në Strazhë, me ç’rast nga të punësuarit është shtyrë jashtë pompës së benzinës, me ç’rast tërësisht është djegur.
Në buletinin policor është theksuar se mbrëmë rreth orës 22:15, në pompë benzine në vendin
“Strazhë” ka ardhur deri të djegie të automjetit të terrenit “Iveko” me targa nga Kumanova e drejtuar nga kumanovari V.B. (32), ndërsa pronësi e një firme private nga Kumanova.
Zjarri ka shpërthyer në momentin kur automjeti ka qenë përplot me derivate. Zjarri ka shpërthyer nga pjesa e poshtme të motorit, ndërsa nga ana e të punësuarve automjeti është shtyrë jashtë pompës së
benzinës. Menjëherë pastaj zjarri e ka përfshirë gjithë automjetin.
Pas intervenimit të Njësitit territorial zjarrfikës Gostivar, zjarri është shuar.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i Stacionit policor Gostivar.
Po ndërmerren masa për konfirmim të arsyeve për shkaktimin e zjarrit.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Jeton Sylaj flet për ngjarjen e rëndë: ‘Kam tentuar ta parandaloj’
- Janevska: Integriteti mësohet, e forcojmë funksionin edukativ të arsimit
- Arlinda Zekaj: Një thirrje për drejtësi para tragjedisë
- Zelenskyy: Ndajmë të njëjtin synim me Trumpin për përfundimin e luftës
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Vendimi i Gjykatës për Jeton Sylajn
- Durmishi: Çdo punëtor meriton kushte të sigurta dhe dinjitoze, siguria në punë është prioriteti ynë
- “Bukuria nuk mjafton”, Hande Erçel në qendër të kritikave për aftësitë në aktrim
- Kërkesa e Kryeministrit: Raportet për rastin e Arlinda Zekajt duhet të dorëzohen deri nesër


