Tre makina janë djegur në një garazhë nëntokësore në një ndërtesë në afërsi të Bulevardit “Ilinden” në Shkup, transmeton Alsat. Sipas informacioneve nga terreni, nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëmtime materiale. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur që të lokalizojnë plotësisht zjarrin.
