Në Francë, por jo vetëm në Francë, po diskutohet sërish qëndrimi i Emiljano ‘Dibu’ Martinezit, portierit të Aston Villas, i famshëm për ‘sfilatat’ e tij në fushë për të frenuar kundërshtarët.
Të enjten, gjatë gjuajtjes së penalltive mes Lille-Aston Villa, portieri argjentinas u përplas sërish me tifozët transalpin në Pierre Mauroy në Lille.
Si? Portieri i skuadrës angleze priti dy penallti dhe ishte vendimtar për kalimin e Aston Villas në turin tjetër, ashtu siç ishte në finalen e Botërorit të luajtur kundër Francës me fanelën e Argjentinës.
Pasi priti të parën nga dy penalltitë e ndërprera, atë të Bentaleb-it, portieri argjentinas bëri një kërcim, më pas ngriti gishtin tregues në hundë për t’u mbyllur gojën e tifozëve francezë.
Një gjest, i cili zemëroi tifozët francezë dhe bëri që bota e futbollit të flasë. Te Aston Villa, megjithatë, ata me sa duket e miratojnë dhe nuk e bëjnë të madhe.
Gishti tregues i ‘Dibu’ Martines bëhet një postim në Instagram për të festuar kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës. Më poshtë keni pamjen e publikuar nga klubi britanik.