Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, Ramadan Imeri, kandidati i pavarur për Kryetar të Komunës së Dibrës, zhvilloi një takim me biznesmenë dhe zejtarë të qytetit. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe shkëmbimi i ideve për zhvillimin e qendrës së qytetit, veçanërisht të shëtitores, ku janë të përqendruara shumica e bizneseve dhe dyqaneve të dibranëve.
Gjatë diskutimeve, Imeri paraqiti programin dhe idetë e tij për përmirësimin e jetës ekonomike dhe urbane, ndërsa pjesëmarrësit kontribuan me mendime dhe propozime të vlefshme për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit.
“Ne japim ide dhe plane konkrete – jo fjalë boshe,” theksoi Ramadan Imeri, duke ftuar qytetarët të mbështesin vizionin e tij për një Dibër më të zhvilluar dhe moderne.

















