16 May
Zyrtarët policorë në vendkalimin kufitar Xhepishtë –Trebishtë, , punojnë në kushte johumane, thonë nga Sindikata e pavarur e policisë. Sipas tyre, në këtë vendkalim që ndodhet mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në afërsi të Dibrës, shtëpizat ku janë vendosur policët nuk janë të kyçur në rrymë dhe ujësjellës, kurse ngrohja bëhet me ndihmën e pajisjeve me gaz. Prej atje thonë se zyrtarët policorë kanë shfrytëzuar për pije ujë të ndotur, kurse nevojat fiziologjike i kanë kryer jashtë. Ky vendkalim kufitar është hapur në vitin 2013, dhe vlen vetëm për këmbësorë.
Uji është i papastër në aspekt kimik dhe bakteriologjik dhe në disa raste është shfaqur verza mes banorëve. Mospasja e ujit në pjesën e këtij vendkalimi, neve si njerëz na ka irrituar. Urgjentisht, të gjithë ata që janë të pwrfshirë për përmirësimin dhe rinovimin e kushteve për jetë të policëve, duhet të jenë në nivel të detyrës së tyre – Goce Dellçev Todev, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policisë.

