Doktori Arben Agolli, nga Dibra i cili ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 ka deklaruar se pavarësisht faktit që kanë mbartur maska dhe dorashka plastike, ai dhe stafi i tij janë infektuar nga Covid-19.
Agolli ka pohuar se personeli mjekësor testet për Covid-19 I ka bërë pasi në klinikën e tij në Dibër kishte pasur dy pacient të cilët kanë rezultuar pozitiv ndaj këtij virusi.
Ai më tutje ka thënë se ndjehet mirë dhe ka pohuar një fakt tjetër duke thënë se shumë njerëz I janë paraqitur nëpërmes telefonit pas diagnostifikimit.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1499531080220217/