Dukshëm janë përmirësuar kushtet në qendrat për dializë, shfrytëzimi i aparateve të reja, dializë cilësore për pacientët në vendin e tyre të banimit, që e ofron personeli i edukuar dhe profesional, mundësohet me investimin e kompanisë suedeze “Diaverum”, që e ndërmori menaxhimin me nëntë qendrat për dializë në shtet dhe atë dy në Shkup dhe shtatë në qytetet tjera. Kompania, e cila është ofrues kryesor i shërbimeve mjekësore të pacientëve me sëmundje të veshkëve në 20 vende në shumë kontinente, do të kujdeset për më shumë se 670 pacientë me sëmundje kronike të veshkëve në shtet.
Në prezantimin e sotëm të planeve të ardhshme të kompanisë për modernizim, investime dhe zhvillim, që kontribuojnë për përmirësim plotësues të trajtimit të personave me sëmundje të veshkëve, menaxhmenti theksoi se investimi i tyre përfshin shërbim të tërësishëm shëndetësor, duke filluar nga kujdesi parandalues, hemodializa, kujdesi shtëpiak, deri te transplantimi.
Drejtori ekzekutiv kryesor i kompanisë, Dimitri Mulavasilis tha se i posedojnë protokollet mjekësore adekuate, standardet adekuate, me qëllim që pacientëve me sëmundje të veshkëve t’u mundësojnë shërbim nga cilësia më e lartë botërore.
“Vendi posedon resurse njerëzore në fushën mjekësore që të mund t’i mundësojë shërbimet e tilla që duhet të jenë ekonomike dhe të sigurojnë përvojë të revitalizuar për pacientët të cilët kanë sëmundje të veshkëve. Qëllimi përfundimtar është shërbimet t’u mundësojnë cilësi më të lartë jetësore këtyre pacientëve”, potencon Mulavasilis.
Ambasadori suedez Mats Stefanson tha se kompania në vitin 1991 e ka hapur Qendrën e parë për dializë në qytetin suedez Lund. “Vendimi të investojnë në këtë vend bëri që ky të jetë investimi më i madh suedez në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri më sot”, shtoi Stefanson.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Mulavasilis tha se shoqata “Diamed Maqedoni” tashmë është pjesë e “Diaverum”.
“Para se të bëjmë çfarë dolloj investimi në cilindo vend atij i ka paraprirë një periudhë e gjatë e kontrolleve të ndryshme detajore në të gjitha aspektet e mundshme të lidhura me investimin, si dhe të cilat janë standarde rrjedhëse për kujdes që i siguron shoqata adekuate që planifikojmë ta fitojmë, të cilat janë kapacitete të tij njerëzore dhe të tjera. Pas atij kontrolli detajor prej tre viteve u bindëm se “Diamed Maqedoni” i posedon të gjitha standardet adekuate që konsideruam se me investimin tonë dhe me ndarjen e përvojës sonë do të mund t’i mbivlerësojmë në nivel më të lartë”, potencoi Mulavasilis.
Shtoi se çmimi për dializë në Maqedoni është në nivel relativisht të ulët krahasuar me vendet tjera, por falënderim i modelit të tyre të punës dhe shfrytëzimit të teknikave digjitale dhe përvojës së tyre do të mundësojnë për atë çmim të japin shërbime, që janë me cilësi të njëjtë si në vendet tjera ku ai çmim është më i lartë.
Drejtori operativ kryesor i kompanisë, Boris Zjaçiq, në lidhje me atë nëse është e bllokuar llogaria e “Diamed Maqedoni”, tha se janë kompani globale dhe gjatë kontrolleve të tilla nuk kanë konfirmuar diçka që mund t’i çojë deri te citimet e njëjta të Prokurorisë. “Do ta respektojmë procesin dhe do ta presim rezultatin përfundimtar. Llogaria e shoqatës “Diamed Maqedoni” nuk është e bllokuar dhe punojmë në mënyrë normale, ajo është filiale e “Diaverum”, shtoi Zjaçiq.
Kryetari i Shoqatës së qytetarëve me sëmundje të veshkëve “Nefon”, Dushko Gjorgjiev tha se pacientët presin të marrin trajtime më bashkëkohore të dializës, do të vendosen procedura të reja për të cilat janë të bindur se kompania i ofron në mbarë Evropën. Potencoi se me hyrjen e kompanisë në tregun e Maqedonisë së Veriut do të ngritet niveli i dializës që do të duhet ta ndjekin edhe qendrat tjera nëpër shtet.
Në rrjetin e kompanisë përreth botës punojnë mbi 11.000 të punësuar të cilët kujdesen për shëndetin e mbi 35.000 pacientëve me sëmundje të veshkëve.