Më të kërkuarit në tregun e punës në Maqedoni janë të rinjtë me
arsim profesionist dhe me fakultete teknike, ndërsa më shpejt në punë mund të arrijnë të rinjtë e papunësuar përmes praktikës në një kompani solide, kualifikimit ose fillimit të biznesit të tyre personal
përmes shfrytëzimit të ndonjë nga masat aktive për punësim.
Këto janë konkluzionet nga diskutimi publik “Dialog për papunësi të të rinjve” që u mbajt sot në Shkup, në organizim të Platformës rajonale për inovacione sociale në punësimin e të rinjve (YOUSEE) dhe Qendrën kulturore rinore – Manastir.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, tha se është e domosdoshme që të krijohet mirë procesi për motivimin e të rinjve, të cilët janë të demotivuar dhe theksoi se punësimi i të rinjve dhe sigurim i kushteve që ata të mbeten në Maqedoni është një nga sfidat më të mëdha të Qeverisë së re.
“Detyrimi ynë është që ta motivojmë personin e ri. Në mënyrë shtesë shumë të rinj janë në listën pasive të atyre që kërkojnë punë. Ne kemi thënë se të gjithë kërkuesit e punës kanë të drejtë të shfrytëzojnë masa aktive. Në masat aktive për punësim jemi përpjekur t’i kyçim të paktën parimet e garancisë së të rinjve. Do të sigurojmë më shumë para, 2 milionë euro me ribalancin e Buxhetit dhe pjesa më e madhe e masave kanë të bëjnë me të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare”, tha Carovska.
Theksoi se punë e rëndësishme është që të vërtetohet arsimimi dhe ndërlidhja me tregun e punës, që tek ne nuk është i bërë mirë.
Theksoi se me planin e ri për aktivizim, përmes partneriteteve do të kyçet sektori civil që të mund t’i shfrytëzojë paratë për punësim të të rinjve.
“Ofrojmë 10 mijë euro mjete të pakthyeshme për fillim ose për persona deri në moshën 29 vjeçare.
Duhet të bashkohen dy persona dhe të aplikojnë për mjete të pakthyeshme. 140 ide biznesi do të mbështetjen me këtë. Në mënyrë shtesë ka mbështetje mentoriale për realizimin e këtij biznesit”, tha
Carovska.
Theksoi se në mënyrë shtesë ofrohen 2.500 euro për çdo kompani që do të punësoj person të ri, me atë që mundet maksimum të punësohen pesë persona deri në moshën 29 vjeçare.