Angel Di Maria ka edhe një ndeshje të fundit para se të mbyllë karrierën e tij me kombëtaren e Argjentinës dhe nuk bëhet fjalë për një ndeshje dosido, por për një finale si ajo e Kupës së Amerikës ndaj Kolumbisë.
Mënyra më e mirë që sulmuesi anësor ta mbyllë me një tjetër trofe pas atij në Katar, ku fitoi Kupën e Botës. Di Maria, shprehet se fundmi se nuk ka më kthim pas sa i takon lamtumirës me kombëtaren, ndërsa nuk mungoi edhe një tjetër koment në lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messi.
“Unë e kam marrë vendimin për të lënë Argjentinën dhe nuk e ndryshoj më. Më dhemb, pork am dhënë gjithçka prej moshës 15-vjeçare dhe tashmë më të rinjtë meritojnë që të kenë më shumë hapësira.
Unë jam një lojtar që punoj në “hije”, nuk më interesojnë shumë trofetë personal. Kamerat, të qenurit në qendër të vëmendjes, nuk më kanë interesuar kurrë. Gjithçka në karrierën time e kam arritur prej punës, renditja e Topit të Artë është çështje votash të njerëzve të caktuar apo mediave. Për mua nuk ndryshon agjë.
Messi apo Ronaldo? Ata që të dy mendojnë vetëm për të fituar.
Por, në fund më i miri është ai që ka më shumë topa të Artë dhe Messi ka tetë të tillë. Për mendimin tim ka shumë diferencë mes të dyve.
Konkurrenca e tyre i bëri shumë mirë LaLiga-s dhe futbollit.
Tashmë të dy janë jashtë Europës, por sërish flitet shumë për Messin dhe Ronaldon, kjo tregon shumë. Jam i bindur se me Messin, Amerika do të rizbulojë futbollin”, u shpreh Di Maria.