Në katër dekadat e fundit në Maqedoni janë bërë vetëm 366 transplantime të veshkave nga donatorë të gjallë edhe pse nevoja dhe kërkesat janë shumë më të mëdha. Mjekët thonë se dhurimi i organeve në vend është ende një temë tabu. Gjatë një tribune që u mbajt në Strugë, mjekët rekomanduan që për këtë çështje të flitet sa më tepër në opinion për të kapërcyer të gjitha pengesat që ekzistojnë.
“Secili prej nesh përveç asaj që mund të jetë një donator i mundshëm,të dhurojë organe dhe inde gjatë gjithë jetës mund të jetë një marrës i mundshëm i tyre. Një qëllim specifik është që secili prej nesh gjatë jetës të deklarohet nëse pas vdekjes eventuale të tij, do të dëshironte disa nga organet e tij ti dhurojë, për ndonjë person tjetër të sëmurë. Në vitin 2011, u miratua një ligj i tillë”, deklaroi Goce Poposki, specialist i mjekësisë transfuzive.
Mjeku Milot Rizvani, vlerëson se jo të gjithë në Maqedoni mund të përballojnë transplantimin e organeve. Ai tha se me hyrjen e Maqedonisë në BE, vendi do të jetë pjesë e Eurotransplant-unionit me çfarë mundësia e gjetjes së një transplanti në periudhën prej 24 orëve nga një donator i vdekur është shumë më e madhe.
Kryqi i kuq në Strugë ditëve të fundit realizoi fushatën “Dhuroni organe, dhuroni jetë”, me qëllim të informimit të qytetarëve për nevojën e donimit të organeve.
https://www.youtube.com/watch?v=cieTTovFkvY