Ish kryetari i KSHZ-së Aleksandar Novakovski inkurajon prokurorinë që të ketë qasje sa më serioze ndaj huliganëve që dhunuan deputetët në Kuvend, duke kërkuar rikualifikimin e veprave pasi një sulm i tillë nuk mund të përkufizohet vetëm me pjesëmarrje në turmë. Novakovski i cili aktualisht punon si avokat, beson se kualifikimi tentim për vrasje që iu bë dy personave që kanë sulmuar Zijadin Selën, duhet të zgjerohet edhe tek personat e tjerë.
“Shpresoj se prokuroria për persona të caktuar do ta rikualifikoj veprën. Sulmi ndaj deputetëve të cilëve madje iu rrezikua edhe jeta mendoj se doemos duhet të zgjidhet deri në fund. Nuk guxon të mbetet asnjë moment i pasqaruar. Duhet të jemi të kujdesshëm. Ky është një hetim serioz, po merren veprime serioze, prandaj edhe gjithë ne duhet të kemi më shumë kujdes”, ka deklaruar Aleksandar Novakovski, avokat.
Në pyetje të gazetarëve se a është qasja e prokurorisë ndaj huliganëve që dhunuan deputetët në Kuvend sikurse ndaj protestuesve të “Revolucionit të larmë”, Novakovski vetëm uroi që të ketë qasje më serioze ndaj huliganëve pasi që kanë bërë vepra seriozisht të rënda.
“Mendoj se prokuroria po merr hapa serioze hetimi, dhe se sa janë ato serioze do të tregoj koha. Në çdo fazë të procedurës, sipas Ligjit të ri për procedurë penale, MPB i asiston prokurorisë. Shpresoj se ky rast do të jetë serioz sikurse ishte ai tjetri pasi këtu kemi vepra shumë më serioze”, shtoi ai.
Policia njoftoi se ndaj 35 dhunuesve janë ngritur padi penale, por vetëm dyve veprat u janë kualifikuar si tentim për vrasje pas çka pasoi shqiptimi i paraburigmit 30 ditor. 17 dyshohen për pjesëmarrje në turmë që pengon punën e policisë, ndërsa 14 për pjesëmarrje në turmë e cila do të bëjë vepër penale, dy persona ngarkohen me të dy veprat.
src=”//www.dailymotion.com/embed/video/x5m54pn” width=”480″ height=”270″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]
Dhunuesit e Kuvendit të ngarkohen me vepra më… by tvshenjaofficial

