Është bërë një anketë online, për qëndrimet dhe përvojat e qytetarëve në sferën e dhunës seksuale, që është përgjigjur nga gjithsej 5.136 të anketuar nga të cilët 745 burra dhe 4.391 gra. Ku është konstatuar se Dhuna seksuale është një prej formave më të përditshme të dhunës në Maqedoni, por në të njëjtën kohë edhe një prej më pak të denoncuar. Këto rezultate dalin nga anketa “Studimin e shtrirjes për forma të ndryshme të dhunës seksuale në Republikën e Maqedonisë”, i cili u prezantua sot nga Rrejti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare. Elena Dimushevska nga Rrjeti nacional, tha se studimin e kanë përpiluar me qëllim që të merret pasqyrë e përgjithshme për atë sa dhuna seksuale dhe shqetësimi seksual njihet në vend dhe të bëhet kontroll në rregullativën ligjore me qëllim që të ketë mbikëqyrje çka saktë është rregulluar dhe në cilën mënyrë.
Sipas hulumtimit forma më e njohur e dhunës seksuale është sulmi gjinor, ndërsa përdhunimi në lidhje intime partnere është i njohur si formë e dhunës seksuale, treguan rezultatet nga anketa online. Edhe shqetësimi seksual në vendin e punës është më pak i denoncuar, edhe pse gratë dhe vajzat shpesh përballen me këtë formë të dhunës gjinore. Sipas rezultateve, shqetësimi seksual është më pak i njohur nga opinioni më i gjerë, si dhe se qasja e nëpunësve policorë është dekurajues dhe i pengon viktimat nga denoncimi. Nga studim është nxjerrë konkluzioni edhe se në MPPS nuk ekzistojnë protokolle për të vepruar me viktimat e dhunës seksuale, punonjësit seksual nuk janë mjaft të edukuar dhe të informuar për protokolle ekzistuese për të vepruar me këto viktima. Dhuna seksuale dhe shqetësimi seksual janë lloje të dhunës së bazuar gjinore të cilët më së paku njihen në vend dhe me të cilët gratë dhe vajzat çdo ditë përballen, theksuan përfaqësuesit e Rrejti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare.
Almakos.com