VMRO – DPMNE në një periudhë prej vetëm disa ditësh ka dalë me kontradiktore. Partia e Nikolla Gruevski një herë e dënon dhe një herë e arsyeton dhunën ndaj deputetëve. Vetë Gruevski për TV Telma, e dënoi dhunën që protestuesit e ushtruan në Kuvend dhe tha se të gjithë që kanë bërë shkelje të ligjit apo kanë qenë pjesë e incidenteve të përgjakshme të javës së kaluar, duhet të japin llogari para drejtësisë.
Isha një ndër të parët që në orën 4 të mëngjesit, dola publikisht dënova atë që ndodhi dhe kërkova që të mblidhen provat që dikush që ka bërë krim, të del para gjyqit – deklaroi Nikolla Gruevski, Kryetar i VMRO – DPMNE-së.
Mirëpo, në kumtesën e fundit të VMRO – DPMNE-se thuhet se MPB duhet të ketë kujdes se cilin dhe për çfarë e arreston dhe në mënyrë indirekte e arsyetoi hyrjen e protestuesve në Parlament duke thënë se kjo ka ndodhur për shkak të revoltit të madh të popullit ndaj politikave anti-shtetërore të LSDM-së.
Institucionet të mos nxitojnë të arrestojnë njerëz të pafajshëm me qëllim që të tregojnë rezultate për ngjarjet e së enjtes. Gjatë ditës së kaluar sipas informacioneve tona, policia ka arrestuar njerëz që nuk kanë bërë asnjë sulm fizik ose krim, janë mbajtur me orë në stacion policor pa asnjë provë elementare se kanë bërë diçka. Duhet të përkufizohet se hyrja disaorëshe e qytetarëve në Parlamentin popullor ishte për shkak të revoltit të grumbulluar nga politikat anti-shtetërore, qyqare dhe tradhtare të LSDM-së, prej shkaktimeve të lëndimeve të rënda trupore – thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
Partia e NikollaGruevskit më tej e paralajmëron ministrin e MPB-së Agim Nuhiun që arrestimet të mos jenë në baza partiake por për të njëjtat Prokuroria Themelore dhe Gjykata të kenë dëshmi të fuqishme për veprimet e tyre.

