23 persona të dyshuar për dhunën e 27 prillit në Kuvend do të mbeten edhe për 30 ditë në paraburgim në burgun e Shutkës…
Mes tyre edhe Mitko Çavkov, Krsto Mukovski, Sasho Vasilievski dhe Luben Arnaudov. Këshilli Penal pranoi kërkesën e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion dhe vazhdoi masën e paraburgimit për ta. Katër të tjerë, mes të cilëve deputetët, Lupço Dimovski, Johan Tarcullovski dhe Zhaklina Peshevska, edhe në 30 ditët e ardhshme do të qëndrojnë në arrest shtëpiak.
Nga Gjykata Penale sqarojnë se kanë pranuar kërkesën e prokurorisë që dy personave masa e paraburgimit t’u ndryshohet në paraburgim shtëpiak. Të dyshuarit kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit kundër këtij vendimi, në afat prej 48 orësh.