Për shkak të ngjarjeve në Kuvend janë suspenduar nga puna gjashtë policë. Sektori për kontroll të brendshëm i MPB-së ka vërtetuar se ata kanë qenë të involvuar në protestat e dhunshme.
Për pesë prej tyre është vërtetuar se nuk kanë intervenuar kur disa deputetë të VMRO-DPMNE-së kanë hapur derën kryesore të Kuvendit protestuesve dhe ata janë futur brenda.
Të pestë janë të punësuar në Sektorin për sigurim e njohur, shkruan Telma, transmeton SHENJA.
Polici i gjashtë është suspenduar me arsyetimin se ka penguar personin zyrtarë në kryerjen e detyrës së tij.
Nga policia informojnë se nuk bëhet fjalë për masa dhe aktivitete të grupit të formuar e cila duhet të zbardh ngjarjet që kanë ndodhur më 27 prill në Kuvend, por të sektorit për punë të brendshme.

