01 May
Katër persona që ishin pjesë e incidenteve në Kuvend ku rrihnin deputetë, kanë marrë paraburgim prej 8 ditëve. Njëri prej tyre do të qëndrojë në arrest shtëpiak, ndërsa për dy persona është shqiptuar masa e kujdesit. Alsat mëson se gjatë ditës është arrestuar edhe një person, duke shkuar në 8 numri i personave të ndaluar. Nga Gjykata Penale theksuan se në tërësi janë pranuar propozimet e Prokurorisë Themelore për shtatë personat që dje u arrestuan dhe u nxorën para gjykatës. Prokuroria të njëjtit i ndjekë për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që do ta ndalojë personin zyrtar në kryerjen e detyrës”.
Neni 384 nga Kodi Penal për këtë vepër parashe:
(1) Ai që merr pjesë në turmë që me veprim të përbashkët do të pengojë ose do të përpiqet të pengojë personin zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar ose në të njëjtën mënyrë do ta detyrojë të kryejë veprim zyrtar, do të dënohet prej tre muaj deti në tre vite me burg.
(2) Udhëheqësi i turmës, me burg do të dënohet prej 1 deri në 5 vite”.
Nga Prokuroria Themelore Publike nuk përgjigjen nëse veprojnë sipas letrës që e ka dorëzuar MPB deri tek ta me të cilën kërkon paraburgim për organizatorët e protestave të nismës “Për Maqedoni të Përbashkët”. Bëhet fjalë për katër persona për të cilët policia kërkon të merren në pyetje. Sipas informacioneve të Alsat M, MPB ka prova se ata udhëheqin me protestat gjatë dhunës në Kuvend. Ndryshe, me urdhër të prokurorisë, policia ka lëshuar urdhër për arrestimin e 15 personave, të cilët kanë qenë të dhunshëm ndaj deputetëve dhe gazetarëve. Deri më tani janë arrestuar 8 persona, ndërsa MPB-ja i kërkon 7 personat tjerë. Deri më tani janë ngritur gjithsej 15 kallëzime penale. Alsat M tashmë publikoi se në mesin e të arrestuarve është edhe një inspektor i DSK-së. Përderisa kërkohen shtatë personat tjerë, prokuroria ka vërtetuar identitetin edhe të disa pjesëmarrësve tjerë në ngjarjet në Kuvend, që do të thotë se numri i kallëzimeve dhe i të arrestuarve mund të ritet. Policia mes tjerash, në mënyrë intensive po heton personat me maska që u futën në Kuvend e për të cilët supozohet se një pjesë e tyre janë polic.
Bojan Stojanovski

