Djali i Sasho Mijallkovit, ish drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Jordan Mijallkov, po merret në pyetje në stacionin policor në Kisella Vodë, mëson NOVA TV nga burimet e Prokurorisë Publike. Ai është i ftuar që të japë deklaratë në lidhje me protestat e dhunshme në Kuvend më 27 prill, ku u fotografua se edhe ai ka qenë bashkë me turmën brenda objektit të shtëpisë legjislative, njofton Portalb.mk.
Jordan Mijallkov duhej të merret në pyetje më 28 shtator, por atëherë nuk është paraqitur në stacionin policor, pasi që ashtu siç njoftuan mediat ai ka qenë në udhëtim jashtë vendit.
Ai është i ftuar të merret në pyetje me kërkesë të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila po e udhëheq rastin për të enjten e përgjakshme.