Për katër të akuzuarit është kërkuar që masa e paraburgimit tu zëvendësohet me ndonjë mase tjetër alternative. Mbrojtja para trupit gjykues prej tre antërave theksoi se të akuzuarit nuk do të lëshojnë vendin dhe nuk do të ndikojnë dek dëshmitarët më tej në procedurë. Ish ministri Mitko Çavkov theksoi se ai natën e 27 prillit ka kontribuar që të shpëtohen deputetët duke dhënë udhëzime për nxjerrjen e sigurtë të tyre.
Para trupit Gjykues në Gjykatën e Apelt u paraqit edhe i Akuzuari Igor Durllovski.Avokati I tij Elenko Durllovski theksoi se klienti i tij nuk ka bërë thirrje për dhunë në Kuvend dhe nuk i ka drejtuar të pranishmit në sallën e Kuvendit. Ndërkaq Munir Pepiq shërbyesi policor, deklaroi se në Kuvend ka hyrë për të ndjekur një “iks” person dhe në momentin kur situata ka dalur jashtë kontrollit është përpjekur të ndihmojë deputetët e opozitës.
Ai tha se bashkë me kolegët e tij e kanë ndihmuar deputetën Radmilla Shekerinska të fshihej dhe të evakuohej. Edhe Shefi i policisë Dushko Llazarov theksoi se nëse I hiqet masae paraburgimit nuk ka përse të ndikojë tek dëshmitarët pasi që siç tha ai po të kishtë dashur këto do ta bëntë edhe më herët. Avokati Elenko Milanov theksoi se nga fillimi paraburgimit e deri më tani nuk është ftuar të dëgjohet as një dëshmitarë për rastin.
“Vlerësoj se në rastin konkret me të vërtet nuk ka nevojë për vazhdimin e masësës së paraburgimit për asnjërin nga klientët që i përfaqësova. Kjo parshkak se nuk janë mbledhur dëshmi dhe ato janë mbledhur janë disa ekspertiza dhe lista për të cilat askush nuk mund të ndikojë. Më shumë se një muaj që jam në mbrojtje, edhe pse kërkova, askush nuk më ka thirur për dëgjmin e dëshmitarëve. Kjo do të thotë se ose të gjithë janë dëgjuar ose nuk është ndërrmarrë asgjë, që edhe më shumë tregon se nuk është e nevojshme masa e paraburgmit”, tha Elenko Milanov, avokat mbrojtës.
Gjatë senacave të sotme, nga prokuroria e lartë publike kërkuan që për katër të akuzuarit ankesat të hudhen si të pabaza dhe të akuzuarit të qëndrojnë në paraburgim për shkak të mundeësisë së tyre që të lëshojnë vednin apo dhe të ndikojnë tek dëshmitarët. Për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend në paraburgim janë 23 përsona ndërsa deri më tani ankesa në Gjykatën e Apelit janë dorëzuar 19 ankesa për të cilat mund të vendoset gjatë ditës së nersërme.