23 May
Nëntë të akuzuarit për ngjarjet e përgjakshme mbrëmjen e 27 prillit në Kuvend kanë pranuar akuzat e Prokurorisë për pjesëmarrje në turmë ndërsa dy persona akuzohen për tentativë vrasje. Protestuesit sulmuan fizikisht deputetët e shumicës parlamentare dhe gazetarët, ku më keq e pësoi kreu i LR-PDH-së Ziadin Sela.
Ndërkohë që po zhvillohej procesi gjyqësor para gjykatës ishin tubuar rreth 20 protestues të shoqatës “Tvrdokorni” të cilët protestojnë kundër arrestimit të huliganëve.
Seanca gjykuese për të akuzuarit lidhur me sulmin në Kuvend ishte paraparë të zhvillohet për më 18 maj por u shty për sot për shkak se njëri nga të akuzuarit nuk u paraqit në gjykatë.
Alsat-M

