15 May
Është e papranueshme që dhunuesit të cilët ushtruan dhunë të paparë kundrejt neve, jo si deputetë, por së pari si qytetarë të këtij shteti, duke vënë në rrezik jetën tonë të procedohen nga Gjykata si vepër “pjesëmarrje në turmë”. Kështu u shpreh pas dhënies së dëshmisë në Prokurorinë Publike zv/kryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska. Sipas saj Prokuroria me tentimin e saj për të minimizuar dhunën, bëhet pjesë e skenarit të mirë përgatitur.
Porosia që dua sot ta përcjell deri tek prokuroria publike e Maqedonisë është e papranueshme që një grup sulmuesish sulmojnë mbi jetën tonë shëndetin dhe ekzistencën jo vetën si deputete por para se gjithash si qytetarë të këtij shteti , kur na sulmojnë me gjera të rënda dhe me qëllim për të na vrarë dhe nuk mund vepër penale të do të procedohet të jetë pjesëmarrje në turmë dhe deri sa prokuroria vazhdon që të minimizon këtë dhunë që promovohet atëherë prokuroria do të jetë pjesëmarrës në dhunën që promovohet. Një pjesë e protestuesve ishin të paguar një pjesë e tyre shumë mirë e dinin se ku shkojnë dhe cilin e kanë qëllimin të sulmojnë të lëndojnë dhe ndonjë të vrasin” . pasi që protestuesit shumë mirë e dinin se ku shkojnë të – deklaroi Radmilla Sheqerinska.
Edhe deputetja Milev Gjorgjeva para prokurores rrëfeu përjetimet e 27 prillit duke theksuar se kjo ngjarje ka qenë mirë e organizuar dhe planifikuar më parë.
Fillimisht kemi qen lartë në galeri dhe për shkak se nuk ishim të sigurt dhe frikoheshim mos na hedhin nga lartë, për shkak se u dëgjoheshim të bërtitura “ do të ju vrasim, tani e keni fundin, të gjithëve do ju vrasim” dhe kolegët improvizuan shkallë dhe arritëm që vetëm tre deputete të zbresim poshtë. Protestuesit shumë shpejtë erdhën pasi që u pa se ky nuk ishte një organizim spontan po një skenarë i mirë i organizuar – deklaroi Milev Gkorgjeva.
Dëshmi para prokurorisë sot ka dhënë edhe Damjan Mançevski, ndërsa gjatë ditës së nesërme pritet që të dëshmojnë edhe deputete e tjerë që ishin cak i dhunës së 27 prillit në kuvendin e Maqedonisë . Ndërkohë gjatë ditës së sotme policia ka ftuar në bisedë informative dhe dy të dyshuar të tjerë. Ndërsa mbrëmë në stacionin policor të Gazi Babës është dorëzuar edhe Nikolla Mitrevski të cilit I është caktuar masa e paraburgimit edhe është dërguar në burgun e Shutkës.
Senat Zylbehari

