Një këmbësor është lënduar më rëndë në një nga gjithsej 10 aksidente të regjistruara në komunikacion gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër aksidente më lehtë janë lënduar katër persona, ndërsa në pesë është shkaktuar dëm material.
Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh kundërvajtjesh. Njëzet e tetë drejtues automjetesh kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit në udhëkryq dhe dy shoferë nuk kanë dhënë përparësi në kalim. Nga komunikacioni janë përjashtuar 17 drejtues automjetesh: njëri e ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 13 shoferë e kanë drejtuar automjetin para se të pajisen me patentë dhe tre shoferë fillestar. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 16 automjete të paregjistruara. Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimeve për këmbësorë. Janë hasur 80 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Me ndihmën e automjetit të posaçëm të karrotrecit janë larguar 92 automjete.
Data 05.03.2025
Aktuale
- Policia me detaje tjera për aksidentin në Leposaviq, 5 nga të lënduarit ishin nga Maqedonia dhe një kosovare
- Vrasja misterioze e palestinezes në Tiranë! Si u zbulua krimi horror, dëshmia e personit që gjeti trupin e pajetë të viktimës
- Ali Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane
- Fetai: lufta kundër krimit dhe korrupsionit është top prioritet i Qeverisë
- Presidenca Polake e BE-së! Spiropali takohet me kryetarin e Parlamentit: Anëtarësimi i Shqipërisë brenda 2030 ka mbështetjen e Polonisë!
- Egli do të çmendet kur ta sheh, Gjesti puthet në ‘buzë’ me këtë banore
- Hetimet për 102 kontenierët me mbetje të dyshuara toksike, Prokuroria e Durrësit: Shumë shpejt do procedohet me marrjen dhe analizimin e mostrave
- Nuredini: Osmani për vite me radhë ishte noter i Gruevskit, ironi fjalësh për një orë emision