Qyteti i Shkupit dhe Gjykata administrative luajnë lojën e telefonit të prishur lidhur me ankesën për dhënien me koncesion të deponisë Drislla. Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov sot ka kundërshtuar deklaratën e kryetarit të Gjykatës Administrative, Burim Sejdini, se lëndën për Drsillën do t’ia dorëzojë për shqyrtim Gjykatës së lartë administrative, pasi qyteti i Shkupit të plotësojë dokumentacionin e kompletuar.
Shilegov thotë se kërkesa e Gjykatës administrative për të dorëzuar dokumneta shtesë është e pakuptimt sepse ata kanë dorëzuar vetëm ankesë.
“Dokumenti i vetëm që qyteti detyrohet ta dorëzoj është ankesa. Të gjitha dokumentet të tjera gjenden në Gjykatën Administrative, e cila e ka për detyrë që së bashku me ankesën t’ia dorëzoj gjykatës së lartë, që të sillet vendimi përfundimtar”, shtoi kryebashkiaku Shilegov.
Sipas tij, lënda e Drisllës ende mbetet e pazgjidhur sepse Gjykata administrative refuzon ta dorëzojë lëndën për shqyrtim në Gjykatën e lartë administrative.
Kryetari i gjykatës Administrative, Burim Sejdini për Almakos këtë muaj pati deklaruar se lënda e Drisllës do t’i dorëzohet Gjykatës së Lartë Administrative, kur qyteti i Shkupit ta dorëzojë dokumentacionin e kompletuar.
“Meqenëse përsëri ka ankesa, ne tani nga palët i kemi kërkuar dokumentacionet edhe ashtu siç jam unë i informuar, ankesat i janë lëshuar palëve të përfshira dhe mungon një pjesë e dokumentacionit nga Qyteti i Shkupit”, deklaroi Sejdini për Almakos.
Sejdini ka thënë se pa u kompletuar dokumentacioni, lënda për depononë “Drislla” nuk do të mund të rishikohet nga Gjykata e lartë Administrative.
Në vitin 2012 qyteti i Shkupit ia ka dhënë me koncesion deponinë Drsilla kompanisë italiane Ambiente, mirëpo këtë vendim e ka kontestuar kompania konurente Sholls. Gjykata administrative sivjet ka pranuar ankesën e gjermanëve, mirëpo vendimin gjyqësorë e kanë ankimuar italianët, për të cilën duhet të prononcohet Gjykata e lartë administrative.
Përgatiti: Mevludin Imeri
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almkos.com