I arratisuri për vrasjen e dyfishtë, ku privoi nga jeta dy miqtë e tij, në fshatin Gollubovc të Malishevës është emër i njohur për organet e rendit.
Burimet e Klankosova kanë bërë me dije se Astrit Isufi ka qenë i dyshuar për dy vepra penale, ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.
Sipas informacioneve të para, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur edhe aktakuzë ndaj tij për këtë rast.
Isufi, i cili ka ikur pas krimit të rëndë, dyshohet se i vrau vëllezërit e gruas, te shtëpia e tyre në Malishevë.
Policia dhe Prokuroria tashmë janë aktivizuar ëpr të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit.


