Ka dhënë dorëheqjen ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias.
Mediat fqinje njoftojnë se kreu i diplomacisë greke ka paraqitur dorëheqjen ditën e sotme tek shefi i qeverisë.
Mësohet se shkak për këtë vendim të papritur është bërë një mosmarrëveshje me ministrin e Mbrojtjes Panos Kammenos.
Burimet i thanë “Kathimerinit” se Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i vogël i koalicionit.
Sipas të njëjtit burim, gjatë takimit të kabinetit të së martës Kammenos akuzoi Kotzias për keqmenaxhimin e fondeve sekretet të ministrisë së Jashtme, duke e cilesuar ate si njeri i Sorosit.
Akuza e fortë erdhi edhe për shkak të marreveshjes së Prespës. (TemA)

