Ushtruesi i detyrës kryetar i Gjykatës Themelore Shkup 1, Stojançe Ribarev ka konfirmuar se janë arrestuar disa persona, të cilët për momentin gjenden në gjykatë.
Ai nuk ka konfirmuar zyrtarisht, por mediumet kanë shkruar se bëhet fjalë për dyshime për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare gjaët ndarjes së subvencioneve bujqësore.
Sipas Ribarev, arrestimet kanë filluar ora 9 të mëngjesit, duke shtuar se nuk e din se sa është numri i saktë i personave të arrestuar dhe deri kur do të ketë arrestime, transmeton Gazeta Lajm.
Sipas informatave të fundit të “sudstvo.mk”, numri më i madh i të arrestuarve janë nga Shkupi, por se ka edhe persona nga Gjevgjelia dhe Vallandova. Të gjithë ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare.