Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë pasditen e sotme në Tiranë, ku në Gjykatën e Apelit u qëllua për vdekje gjyqtari shkodran Astrit Kalaja.
Ai u vra në seancë gjyqësore nga Elvis Shkambi, i cili ishte palë në një proces pronësie në Apel.
Siç bën me dije gazetarja Klodiana Lala, gjyqtari Kalaja u qëllua me armë zjarri në gjoks sapo shpalli vendimin për pronësinë në dëm të palës së Shkambit, i cili ishte së bashku me xhaxhain e tij Gjon Shkambi në gjyq.
Vendimi u shpall në favor të palës Kurtaj, të cilët përfaqësoheshin në sallë me nga Rakip babai dhe Elvis i biri, të dy të plagosur nga Elvis Shkambi, jashtë rrezikut për jetën.
Klodiana Lala: Kaosi i madh në gjykatë, Shqyrtonte si trupë, si gjyqtar i vetëm, pasi ka shpallur vendimin, autori i dyshuar Elvis Shkëmbi shoqëronte xhaxhain e tij, tashmë sqarohet se gjyqtari është qëlluar për vdekje sapo ka dhënë vendimin, kundër pales Shkëmbi, gjykatën e kishte vënë në lëvizje Gjon Shkëmbi,