Pas njoftimit nga VMRO-DPMNE se do të propozojnë ligj të ri për PSP-në , në përgjigje për TV ALSAT, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ka thënë se nëse në Ligjin e opozitës ka prapavijë për amnisti, ky ligj nuk do të pranohet.
Me padurim po e presim tekstin e VMRO-DPMNE-së. Kur do ta pranojmë, atëherë do të deklarohemi. Nëse ka përmirësime në tekst, gjithsesi se do të jenë të pranuara. Nëse ka amnesti të fshehur, nuk do të pranohet”, tha për Alsat, Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.
Negociatat për Prokurorinë speciale publike, mes pushtetit dhe opozitës kanë ngrirë një kohë më të gjatë. Procesi filloj të ngrijë fillimisht pasi VMRO-DPMNE kërkoi që Propozim ligji për PSP-në të shkojë për mendim në Komisionin e Venedikut. Kjo për LSDM-në ishte e pa pranueshme. Ajo kërkoi që fillimisht ligji të miratohet, më pas të shkojë në Komisionin e Venedikut dhe rekomandimet eventuale të këtij komisioni, menjëherë do të përfshihen në tekst. Mos pajtueshmëri mes dy palëve ka edhe për nenin 105 të propozimit, ku opozita kërkon heqjen e tij, me qëllim që të shfuqizohen të gjitha akuzat e PSP-së të ngritura pas 30 qershorit 2017. Nga pushteti thonë se shpresojnë që ligji deri në shtator do të kalojë, me ose pa dëshirën e opozitës, duke shpresuar në votat e 8-ë deputetëvë të pavarur të VMRO-DPMNE-së.


