Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska sot deklaroi se po punohet në ligjin për parandalim të korrupsionit dhe njëra ndër detyrat e grupit të punës është që të definojë model të ri të Komisionit Antikorrupsion i cili do të jetë ekspert, i liruar nga çfarëdo ndikimesh politike dhe që do të ketë ingerenca ta kryejë punën e tij ashtu si duhet.
“Dilema ishte se a duhet të formohet Komision Antikorrupsion në afat të shkurtër, sipas ligjeve të tanishme ose, të formohet Komision i cili do të ketë kapacitet. Besoni që qasja ime është se duhet të kemi ndryshime përmbajtësore, ndërsa jo vetëm proformë që të kënaqim kërkesa të caktuara dhe të tregojmë se diçka kemi bërë. Me të vërtetë interesi dhe dëshira është që të kemi Komision Antikorrupsion i cili do të ketë kapacitet ta kryejë funksionin e tij”, deklaroi Deskoska para fillimit të debatit për luftë kundër korrupsionit.
Deskoska tha se e pret ligjin nga grupi i punës i cili tashmë ka pasur disa takime dhe se kanë version të caktuar i cili, siç tha, duhet ta shqyrtojmë. Pastaj ligji do të hyjë në procedurë parlamentare dhe, siç shtoi, pret që të enjten ky komision të formohet.
Ministrja e Drejtësisë theksoi se lufta me korrupsionin është një ndër prioritetet strategjike të Qeverisë së re dhe se ka më shumë instrumente në këtë fushë.
Data 26.03.2026
Aktuale
- Ari shënon rënie sërish!
- Tabanoc, autobusi i Durmo Tours kapet me rreth 600 fishekë
- Bora shkakton kaos në Kroaci – stuhia vjen drejt Maqedonisë!
- Dimitrieska-Koçoska: Udhëheqim procedurë transparente për kthimin e tatimit të solidaritetit, filloi pagesa e pjesës së parë
- Anulohet konkursi për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor në RMV, kandidati ka dhënë deklaratë të rrejshme
- Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
- BDI: Rritje simbolike e pagave, ndërsa shpenzimet janë rritur për 6.000 denarë në vit
- VIDEO/ Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vet*vrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori! Refuzon shtrimin në spital dhe…

