Nga muaji shtator i këtij viti do të ketë më pak orë mësimi në shkollat fillore, ka bërë të ditur minsitreja e arsimit dhe shkencës Renata Deskoska.
“Nga e para deri në të tretën numri i orëve do jetë i kufizuar edhe atë 20, nga e katërta në të gjashtën 25, nga e shtata në të nëntën 30 orë në javë. Kjo do të bëj dhe ndryshimin e planit mësimorë e për këtë e kemi obliguar Byronë për zhvillimin e arsimit që të punojë dhe ligjit të ri t’i ofrojë koncept të ri për zboglimin e orëve,”- ka thënë Dekoska.
Paralelisht me uljen e orëve mësimore do të ulet edhe fondi i orëve tek mësimdhënësit nga 18 deri në 23 dhe askush nuk do të mbetet pa punë, ka thënë minsitreja. Poashtu ajo paralajmëroi edhe aplikimin e arsimit dual në shkollat e mesme, në shkollat e mesme profesionale, e cila siç tha ajo nuk duhet trajtuar si një shkollë që na çon drejt fakultetit, megjithse këto nxënës do të ishin më të përgaditur për tu regjistruar në fakultete profesionale si elektro, apo fakultetin e makinerisë.